Real Madridi fitoi 14 tituj evropianë dhe kështu tregoi edhe një herë paprekshmërinë e tij në Kontinentin e Vjetër kur bëhet fjalë për trofeun e garës më elitare.
Të gjithë lojtarët fituan medalje në Paris, por UEFA njoftoi sot se nuk do të regjistrojë zyrtarisht që dy lojtarët fituan Ligën e Kampionëve.
Sipas “Marka”-s spanjolle, bëhet fjalë për lojtarë që nuk luajtën asnjë minutë në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve.
Kështu, portieri rezervë, Andrea Lunina dhe mesfushori Isco, ndonëse kanë një medalje për të kujtuar, nuk do të llogariten në statistikat e tyre zyrtare.
Isco ka njoftuar më herët se po largohet nga klubi pas nëntë vjetësh, si lojtar i lirë.