Kërkoi largimin, Bayern i reagon Lewandowskit: Nuk e kuptojmë!

Përmes Oliver Kahn, CEO i klubit, Bayern Munich iu përgjigj deklaratave më të fundit dhe të diskutueshme të Robert Lewandowski, në të cilat polaku përforcon dëshirën për t’u larguar nga klubi gjerman.

“Nuk e kuptoj pse Lewandowski zgjodhi këtë rrugë për t’u marrë me këtë çështje”, tha fillimisht Kahn për mediat ndërkombëtare.

“Dalja në publik në këtë mënyrë nuk të çon askund dhe lojtari duhet të kuptojë klubin se ku ndodhet. Mirënjohja nuk funksionon vetëm për njërën anë”, tha ish-portieri për Sport1.

Kujtojmë se sot, Lewandowski ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë më tek bavarezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *