Ekziston një frikë se do të ketë probleme në kampin e Italisë në grumbullimin e ardhshëm.
Raportime të ‘La Repubblica’ bëjnë të ditur se mund të ndodh një përplasje rivaliteti te italianët, faji i rrethanave që lidhen me jetën jashtë fushës së blertë.
Thuhet se Nicolo Zaniolo i Romës dhe Mattia Zaccagni kanë dalë në takime dashurie me të njëjtën vajzë.
Chiara Nasti ishte duke dalë me Zanilon deri në prill të vitit 2021, më pas filloi takimet me Zaccagni.
Tani, Zaccagni dhe Nasti janë fejuar dhe po presin të martohen.
Të dy lojtarët janë ftuar tek Italia. Zaniolo brohoriste me rima kundër Nasti dhe Lazio, në paradën festuese për triumfin në Conference League.