PSG mund të shesë yllin e skuadrës për shkak të konfliktit me Mbappe

Ka të ngjarë që PSG të ndahet me një nga yjet e tyre në verë. Sipas AS, sulmuesi Neymar mund të jetë ai lojtar.

Burimi pohon se braziliani ka përkeqësuar marrëdhëniet me yllin francez Kylian Mbappe, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën me klubin.

Për të mos prishur atmosferën në skuadër, udhëheqja e gjigantit parizian është gati të mendojë për shitjen e Neymar në merkaton e verës. Pengesa kryesore mund të jenë pagat e larta të brazilianit, transmeton abc.

Sulmuesi 30-vjeçar luan për PSG-në që nga gushti i vitit 2017. Kontrata e tij vlen edhe për tre sezone dhe kap vlerën e 90 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *