Nuk qëndron tek Interi, Perisic tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Premier League

Interi mendon se ka bërë gjithçka që mundet duke i ofruar Ivan Perisic një kontratë të re, por raportohet se ai po anon drejt një ribashkimi me Antonio Conte në Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi kroat ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit këtë sezon, duke i ndihmuar ata të fitonin Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Kontrata e tij me Nerazzurrët do të skadojë më 30 qershor dhe ai shprehu zhgënjimin e tij për vonesat për t’i ofruar atij një marrëveshje të re, veçanërisht pas transferimit të Robin Gosens nga Atalanta.

Gazeta The Independent pretendon sonte se Tottenham është në prag të sigurimit të nënshkrimit të Perisic si lojtar i lirë.

Chelsea dhe Juventus ishin gjithashtu të interesuar, por Perisic tashmë ka punuar me Conten për dy vjet në Inter, duke fituar titullin e Serie A sezonin e kaluar.

Pretendohet se Conte e ka kërkuar në mënyrë specifike 33-vjeçarin si një nga përforcimet e verës gjatë takimit të sotëm me drejtorin Fabio Paratici në Itali.

Perisic shënoi 10 gola dhe dha nëntë asistime në 49 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *