AS Roma është fituesja e edicionit të parë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.
Skuadra italiane triumfoi 1:0 ndaj Feyenoordit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Heroi i “Giallorossi” ishte futbollisti italian, Nicolo Zaniolo që realizoi golin e vetëm që i siguroi Romës trofeun e parë evropian.
Zaniolo shfrytëzoi një asistim fantastik nga Mancini në minutën e 32-të kur dërgoi topin në rrjetë për t’i “shpërthyer” në festë tifozët romakë.
Feyenoordi kishte për gjatë gjithë ndeshjes dominimin në posedim të topit, megjithatë ajo ishte e pamjaftueshme.
Për Romën, ky është trofeu i parë evropian, ndërsa i pari që nga edicioni 2007/08 kur e kishte fituar Kupën e Italisë./