Mbyllet pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë: Interi më afër trofeut, Juventusi shpreson në 45 minutat e dyta

Ka përfunduar fraksioni i parë i lojës në finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.

“Neurazzurët” janë më afër trofeut, kjo për faktin se kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 0:1 ndaj Juventusit në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Rezultati u zhbllokua në të mirë të Interit në minutën e 7-të kur mesfushori italian, Nicolo Barella realizoi supergol.

Duke parë statistikat e 45 minutave të para, Juventusi kishte tri goditje në portën e Interit, krahas “zikaltërve” që rrezikuan dy herë.

Posedimi i topit ishte në anën e skuadrës nga qyteti i modës 45%-55%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *