Skuadra shqiptare, “Bad News Eagles” do të luajë sot sërish në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO që po mbahet në qytetin e Antwerpit në Belgjikë.
Bad News Eagles dje zhvilloi dy përballje nga të cilat mori një fitore dhe një hubmje. Ata fituan ndaj Eternal Fire në “Dust2” me rezultatin 16-14, kurse u mposhtën nga ekipi rus, forZe me rezultatin 16-7.
Sot, ata do të rikthehen në aksion nga ora 12:00, kur do të përballen me ekipin brazilian, Imperial.
Bad News Eagles dhe Imperial do të luajnë sot në formatin “Bo1” nga ora 12:00.
Imperial pozicionohet në vendin e 32’të në botë.