Ndryshimet në Ligën e Kampionëve, në mesjavë UEFA pritet të marrë vendimin e ri

Gara më e ndjekur dhe më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve mund të pësojë ndryshime të mëdha, ashtu siç ishte shkruar tash e disa muaj me radhë.

E marta dhe e mërkura pritet të jenë ditët vendimtare për të ardhmen e Ligës së Kampionëve: Këshilli Ekzekutiv dhe kongresi i zakonshëm i UEFA-s do të mbahet në Vjenë, seanca nga të cilat vendimi përfundimtar për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve ndoshta do të vijë.

Nëse vendoset për ndryshime, atëherë ato pritet të fillojë të aplikohen nga sezoni 2024/25.

Teksti vazhdon pas reklamës

Si mund të çojë kërpudhat në këmbë shumë lehtë në vdekje?

Siç shkruan “La Repubblica”, numri skuadrave pritet të rritet nga 32 në 36, priten 100 ndeshje të tjera me 1.8 miliardë më shumë për xhiro.

Ditët e fundit, shefi i përgjithshëm i kampionatit italian Serie-A, Luigi De Siervo, ka shprehur rezervat e tij për projektin në fjalë, si dhe të gjitha ligat evropiane, madje edhe brenda klubeve do të kishte një ndarje të qartë mes pro dhe kundër këtyre ndryshimeve të reja.

Mbetet të mësohet më shumë se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme nga kjo mbledhje në Vjenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *