Liverpool nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në derbin e Premierligës të zhvilluar sonte ndaj Tottenhamit.
Skuadra e Jurgen Klopp ka barazuar me rezultat 1:1 në një sfidë spektakolare sot në “Enfield”, barazim ky që tash i rrezikon shumë pozitën e parë.
Gjithsesi, Liverpool është në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë por që ka një lojë më pak dhe nesër luan me Newcastlen, ku në rast fitoreje do të shkëputej me tri pikë në vendin e parë, tri javë pa përfunduar kampionati.