FC Prishtina konfirmon arrestimin futbollistit të saj

Sot sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar edhe në mbajtje.

Dyshimet e para janë se futbollisti nga Nigeria, Otto John ngarkohet me veprën “trafikim i qenieve njerëzore”.

Skuadra bardhekaltër ka konfirmuar arrestimin e tij, por ka thënë se nuk i di arsyet pse është burgos lojtari i tyre.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës.

Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022).

FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *