Edicioni i kësaj të premte i Mundo Deportivo avancon se Xavi Hernández, trajneri i Barcelonës, dëshiron një mesfushor për edicionin e ardhshëm dhe se një nga të preferuarit e tij është Bernardo Silva, 27 vjeç.
Futbollisti e ka dëshmuar edhe më herët që do të ishte i interesuar për një kalim të mundshëm në “Camp Nou”.
Sezonin e kaluar, Blaugrana u përpoq të transferonte Bernardo Silvan, por marrëveshja nuk shkoi përpara.
Bernardo Silva konsiderohet një lojtar kyç në taktikat e Pep Guardiolës, por Barça po mendon të përfshijë mesfushorin holandez 24-vjeçar Frenkie de Jong në marrëveshje.