Serie A vjen me dy ndeshje interesante, Interi kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Empolit

Serie A vjen sot me dy ndeshje shumë interesante.

Interi kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Empolit, në luftën e madhe që ka me Milanin për titullin kampion.

“Neruazzurët” vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Udineses, kurse Empoli u mposht nga Torino.

Një tjetër takim interesant është edhe ai mes Genoas dhe Juventusit. Skuadra vendase ka edhe pak gjasa që t’i shpëtojë rënies nga Serie A, por do ta ketë shumë të vështirë që të marrë pikë ndaj Juventusit të Allegrit.

Ky takim zhvillohet në ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *