Kampioni i ri i Kosovës në futboll, Ballkani ka zhgënjyer në ditën kur dukej të jetë festa më e madhe në Suharekë.
Skuadra e Ballkanit, e entuziazmuar nga trofeu i titullit të kampionit i pari në histori që e siguroi një ditë më parë, sikur ka harruar që ka ndeshje sot dhe është mposhtur nga Malisheva me rezultat 2:3.
Gjithsesi, kjo nuk e ka prishur festën pasi me të vërshëllyer gjyqtari fundin e ndeshjes, tifozët janë futur në fushë dhe kanë festuar me futbollistët që duhet pranuar me plot meritë e kanë fituar titullin e kampionit të Kosovës në futboll.