Eliminimi nga Real Madridi, skuadra e njohur tallet keq me Manchester Cityn

Manchester City është eliminuar mbrëmë nga Liga e Kampionëve.

Real Madrid siguroi finalen pas fitores së “çmendur” ndaj Manchester Cityt në vazhdime me rezultatin 3:2, duke fituar kështu në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Kishte reagime të ndryshme nga e gjithë bota, por reagimi i skuadrës së Spartak Moskës ishte i një niveli tjetër. Kjo skuadër njihet për postimet e saj qesharake.

“Mund të konfirmojmë se kemi të njëjtën sasi të trofeve të UCL si Manchester City”, duke nënkutpuar se të dy skuadrat kanë zero trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *