Futbollisti spanjoll e pëson rëndë, dënohet me katër vite burg për abuzim seksual

Gjykata e Almerias dënoi sulmuesin e Selta Vigos, Santi Mina, me katër vite burg për abuzim seksual me një femër më 18 qershor 2017, ku ndodheshin me pushime.

Lojtari i Seltas u lirua nga akuzat e dhunës seksuale, për të cilin prokurori kishte kërkuar masën e sigurisë për tetë vite burg dhe u dënua me katër vite burg për abuzim seksual.

26-vjeçarit spanjoll i është dhënë edhe masa e ndalimit prej 500 metrash ndaj viktimës për 12 vite radhazi dhe pagesa e dëmshpërblimit prej 50.000 eurosh.

Santi Mina aktualisht gjatë këtij sezoni me Selta Vigon në La Liga është aktivizuar gjithsej në 33 ndeshje nga ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Përveç Celta Vigos, sulmuesi spanjoll ka mbajtur veshur edhe fanellën e Valencias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *