Humbja në ndeshjen e parë gjysmëfinale, statistikat nuk janë në anën e Real Madridit

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sot.

Një super ndeshje pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 me 3, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.

Real Madridi është eliminuar në të pesë gjysmëfinalet e mëparshme të Ligës së Kampionëve të UEFA-s kur ka humbur ndeshjen e parë.

Kjo nuk është një statistikë e mirë për madrilenët, por që do të tentojnë ta ndryshojnë sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *