Sonte mësohet finalisti i dytë, përballje gjigantesh mes Real Madridit dhe Man Cityt

Sonte do të mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Në “Santiago Bernabeu”, sonte Real Madridi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt. Ndeshja e parë në Mançester i takoi “Qytetarëve” mes rezultat të ngushtë, 4:3.

Gjithçka është e hapur për ndeshjen e sontme, ku si Real Madridi ashtu edhe Man City duan finalen. Në finale, Real Madridi ose Man City do të përballen me Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *