Ansu Fati është rikthyer në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e xhiros 34 në La Liga, ndaj Mallorcas.
Barcelona do të jetë nikoqire e Mallorcas këtë xhiro në ligën spanjolle.
Xavi Hernandez në këtë takim do të jetë me disa mungesa, por është rikthyer ylli i skuadrës Ansu Fati.
Ai kishte pësuar një lëndim serioz në janar të këtij viti, ndërsa ekipi mjekësor i Barcës nuk janë ngutur për të rikthyer në fushë talentin e ri.
Kështu pas një periudhe mjaft të gjatë, Fati është në mesin e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme.
Mungesa për ekipin blaugrana janë Pedri, Sergi Roberto, Sergino Dest, Nico, Mingueza dhe Braithwaite, transmeton lajmi.
Ndeshja në mes Barcelonës dhe Mallorca zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.