Edhe Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pasi ishte refuzuar fillimisht nga Gjykata Themelore, tani kjo ankesë është refuzuar edhe nga Apeli.
Vokrri ishte ankuar ndaj shtëpisë së futbollit kosovar, duke pretenduar se ai kishte nënshkrimet e nevojshme dhe duhej t’i lejohej kandidimi për kryetar të FFK-së.
Sipas aktvendimit të publikuar nga faqja e FFK-së, Gjykata e Apelit i ka vlerësuar të gjitha pretendimet të parashtruar në ankesë, por nuk ka gjetur shkelje.