Mohamed Salah u votua “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit, një çmim vjetor që ka nderuar lojtarët më të mirë të Premierligës që nga viti 1948, sipas shtypit anglez.
Ky është çmimi i dytë për sulmuesin e Liverpoolit, kur hera e parë ishte në sezonin 2017/ 2018.
Me 48 për qind të votave mund konkurrencën e De Bruyne dhe Declan Rice, përkatësisht në vednin e dytë dhe të tretë.
Ndërsa për femrat këtë çmim e mori sulmuesja e Chelsea të femrave, Sam Kerr.
29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.