Conference League: Roma dhe Leicester ndajnë pikë, Feyenoordi mposht Marseille

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Konferencë Ligë, në mes Leicester City – Roma dhe Feyenoord – Marseille.

Leicester – Roma kanë ndarë pikët, pas barazimit 1:1, ndërsa Feyenoord mposhti Marseille.

Ishte Roma fillimisht që kaloi na avantazh, pas golit të Pellegrinit në minutën e 15` të ndeshjes.

Përkundër rasteve pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Romakëve’.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ekipin vendas, ata po e kontrollonin lojën.

Ishte minuta e 67’të kur Mancini autogol, kështu për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në ndeshjen tjetër në mes Feyenoord – Marseille u shënuan në total pesë gola dhe dhuruan një ndeshje mjaft të mirë.

Për ekipin holandez golashënues ishin Dessers me dy gola dhe Sinisterra, ndërsa dy gola për klubin francez i shënuan Dieng dhe Gerson.

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Konferencë Ligë luhen me pesë maj, në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *