Jurgen Klopp ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Liverpoolin që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026
Klopp dhe stafi i tij më i afërt tashmë ishin në kontratë deri në vitin 2024 dhe tani ata kanë nënshkruar rinovimin për dy vite më shumë.
Lajmi tashmë është bërë i ditur nga vet klubi anglez në profilin e tyre në Twitter.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re për të zgjatur angazhimin e tij me klubin”, thuhej ndër tjerash në njoftim.
We are delighted to announce Jürgen Klopp has signed a new contract to extend his commitment with the club! ?
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Klopp erdhi te Liverpooli në vitin 2015, duke e shndërruar nga një ekip mediokër në një nga fuqitë më të mëdha të futbollit momentalisht.