Ballkani e ka fituar kryendeshjen e javës kundër Dritës dhe i është afruar edhe më shumë titullit kampion për herë të parë në histori të klubit.
“Portokallezinjtë” triumfuan 3:2 në një ndeshje dramatike ndaj Dritës në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Autogoli i Ilir Blakqorit hapi serinë e golave në minutën e 50-të në favor të Ballkanit.
Katër minuta më vonë shifrat i dyfishoi për nikoqirët Nazmi Gripshi.
Almir Kryeziu riktheu Dritën në lojë në minutën e 78-të të takimit, ndërsa një minuta pa përfunduar koha e rregullt, Ardit Tahiri barazoi shifrat.
Megjithatë, të etur fitore, Ballkani në minutën e gjashtë shtesë siguroi fitoren dhe tri pikët e vlefshme me golin e dytë personal të Nazmi Gripshit.
Ballkani ka 69 pikë në pozitën e parë, 14 më shumë se Drita dhe Gjilani që ndajnë pozitën e dytë.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja në rast të barazimit në Podujevë me Llapin në fundjavë e siguron edhe matematikisht titullin e kampionit.
Fitore minimale ka marrë edhe Llapi në takimin tjetër në udhëtim te Malisheva.
Llapjanët triumfuan 0:2 në stadiumin “Liman Gegaj” me golat e Arbnor Ramadanit dhe Maliqit.
Llapi ka 53 pikë në vendin e katërt, ndërsa Malisheva është e 8-ta me 37./