Liverpooli e ka mposhtur Villarrealin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 2-0 para tifozëve të vet në stadiumin “Anfield Road”.
Skuadra spanjolle e filloi ndeshjen me kujdes të madh dhe iu bëri ballë sulmeve të skuadrës angleze brenda 45 minutave të para.
Por, situata ndryshoi në fraksionin e dytë me Liverpoolin që hyri me këmbëngulje edhe më të madhe për ta gjetur golin.
Ata krijuan epërsi të shpejtë prej dy golash brenda tre minutave. Estupinian shënoi në portën e tij kur po zhvillohej minuta e 52’, kurse Sadio Mane realizoi për 2-0 vetëm tre minuta më vonë.
Kjo fitore i jep skuadrës së Jurgen Klopp një qetësi solide para ndeshjes kthyese që zhvillohet të martën e ardhshme në Spanjë.