Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Villarrealit.
Rezultati në stadiumin “Anfield Road” është i barabartë 0:0 pas 45 minutave të para.
Liverpoolit nuk i mjaftoi dominimi i plotë në këtë pjesë, me Villarrealin që kishte vetëm një tentim dhe asnjë goditje në portën angleze.
“Të Kuqtë” kishin plot 12 tentime në portën e spanjollëve, me dy goditje në kuadratin e portës, mirëpo ishte e pamjaftueshme.
Vlen të theksohet rasti i artë i Sadio Mane në minutën e 11-të kur dështoi përballë me portierin për të realizuar me kokë, pas harkimit nga Salah.