Katër oferta nga Belgjika për ‘gardianin’ e ‘Dardanëve’

Visar Bekaj ka qenë një siguri e shtuar për Tiranën këtë sezon.

Vetëm 18 gola janë pësuar nga bardheblutë deri më tani në “Abissnet Superiore“ në 30 ndeshje dhe një meritë e madhe këtu shkon edhe për gardianin nga Kosova.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa në tryezën e Tiranës kanë mbërritur plot 4 oferta për shërbimet e tij.

Sipas emisionit “Ora Sport“ në RTV ORA, 4 klube nga elita e Belgjikës kanë paraqitur propozimin e tyre për Visar Bekajn. Ekipet renditen në mesin e tabelës dhe për momentin emrat e tyre mbahen sekret nga drejtuesit e Tiranës.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë klubi bardheblu në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *