Ronald Aruajo e ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Barcelonës.
Palët kanë qenë në negociata të vazhdueshme që disa muaj, derisa tashmë marrëveshja është arritur.
Me kontratën e re, Aruajo do të jetë pjesë e Barçës deri në verën e vitit 2026.
Klubi katalunas bën me dije se klauzola e largimit të mbrojtësit është një miliard euro.
Nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 29 prill në mesditë në fushën e “Camp Nou”.