Tenisti serb Novak Gjokoviq, vuan nga një sëmundje por ende nuk dihet saktë se çka është.
Gjokoviq ka folur për këtë çështje.
“Nuk është koronavirus, nuk dua të jap më shumë detaje, por është diçka që ndikon në metabolizmin tim”.
“Është shqetësuese të kesh atë ndjenjë në fushë. Nuk u ndjeva i lodhur deri në fund të setit të dytë. Ndeshja 5-4 ishte një lojë e gjatë dhe atëherë fillova të mos ndihesha mirë”.
“Më ka ndodhur edhe në Monte Carlo”.
Tenisti serb humbi në finalen e ATP 250 të Beogradit nga Andrey Rublev.
Ai shfaqi shenja të shumta lodhjeje.
Madje përdorte disa peshqirë akulli kur shkonte në karrige gjatë pushimeve ndërmjet ndeshjeve, shkruan Marca përcjell Klankosova.tv.
“Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë, e njëjta gjë në fazat e hershme të karrierës sime, por fillimisht Monte Carlo dhe më pas këtu. Kështu që mendoj se lidhet me sëmundjen që kalova, e cila ishte diçka e vështirë fizikisht dhe gjithashtu për shëndetin tim”.
Humbja e Djokovic ndaj Rublevit ishte e treta në vitin 2022 pas atyre që pësoi kundër Davidovich Monte Carlo dhe Dubai.