Paul Pogba do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori francez raportohet se ka informuar edhe shokët e skuadrës për vendimin e tij.
“Mirror” ka raportuar këtë të hënë se Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve se po largohet nga “Old Trafford”.
29-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga “Djajtë e Kuq”, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Paris Saint-Germaini shihet se klubi favorit për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Juventusit.