Berisha: Jam përballur me Ronaldon e Benzeman, por Higuain mbetet sulmuesi më i vështirë për mua

Aventura në Torino, eksperiencat më interesante në karrierë e shumë të tjera, Etrit Berisha i tregoi në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin.

Etrit Berisha u transferua te Torino verën e kaluar. Rikthimi në Serie A nuk nisi mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare, me trajnerin Ivan Juric që preferonte Vanja Milinkovic-Savic mes shtyllave, por gardiani ynë shumë shpejt u bë numri një – duke lënë serbin në stol.

Ai thotë se në Torino ndjehet mirë pasi aty luan edhe një shqiptar tjetër, Mërgim Vojvoda i cili po kalon një periudhë të mirë.

Megjithatë ai shton më tej se momente shumë të mira në karrierë pos Kombëtares ka kaluar edhe me skuadrën e Atalantës, me të cilën kanë arritur shumë.

Në këtë intervistë – Berisha thotë se ndër përballjet më të vështira në karrierë llogaritë ato me Higuainin.

“Ai ka pasur një teknikë dhe përfundim të aksionit që te tjerët nuk i kam parë. Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, Benzemas apo Lewandowskit, por sulmues tipik si nuk më ka rastisur të takojë”, deklaroi ndër të tjera portieri i Torinos./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *