Tabela e Superligës: Titulli po i “buzëqesh” Ballkanit, luftë e madhe për mbijetesë

Ballkani i është afruar edhe më shumë titullit të parë në histori të klubit këtë edicion, përkundër barazimit në Lipjan me Ulpianën (1:1).

“Portokallezinjtë” kanë përfituar nga disfata (2:0) e Gjilani në udhëtim te Dukagjini dhe tani ndodhen nëntë pikë larg vendit të dytë.

Drita dhe Gjilani ndajnë vendin e dytë me nga 55 pikë në grumbulluara pas 30 ndeshjeve.

Kur gara për titull po mbyllet xhiro pas xhiro, ajo për mbijetesë është në “flakë”. Malisheva, Drenica dhe Dukagjini po luftojnë me “mish e shpirt” për t’i ikur pozitës së barazhit.

Feronikeli pas xhiros së 30-të edhe matematikisht ka humbur gjasat për ekzistencë, duke u rikthyer në Ligën e Parë pas një dekade.

TABELA E SUPERLIGËS:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *