Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka lavdëruar mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka.
Xhaka arriti të shënojë një supergol, në fitoren e Arsenal ndaj Manchester United,
Ai goditi nga jashtë zona, kështu për t`ia bërë të pamundur De Geas që ta mbronte atë goditje.
Pas ndeshjes Arteta lavdëroi Xhakan për golin e shënuar.
“Ishte një moment i madh. Ai mori iniciativën dhe pati guximin të shutonte”, tha Arteta.
Xhaka ka gjithsej 25 paraqitje këtë sezon me ‘Topçinjtë’, duke shënuar kështu një gol dhe dhuruar dy asistime.