Skuadrat elitare rikthehen në aksion sot dhe nesër me ndeshjet e javës së 30-të.
Ndonëse gara për titull thuaj se është e qarte me Ballkanin që është afër të shkruajë historinë e klubit nga Suhareka, megjithatë, interesant p5o bëhet gara për vendet që çojnë në Evropë si dhe gara për mbijetesë.
Xhiroja e 30-të do të nis sot pasdite ku do të luhen tri ndeshje. Spikat dueli Drita-Malisheva, derisa Ballkani luan në udhëtim tek Ulpiana. Skuadra e Ilir Dajës edhe në duel me Ulpianën synon pikët e plota në mënyrë që të bëjë edhe hap më afër titullit të kampionit, derisa Ulpiana thuaj se tashmë është në një rang më të ulët garash.
Llapi i Tahir Batatinës kërkon pikët maksimale në udhëtim tek Feronikeli. Llapjanët janë në garë për të siguruar një vend që çon në Evropë, kurse, Feronikeli tashmë është ‘dorëzuar’ në garën e mbijetesës.
E diela vjen me dy sfida joshëse
E ‘nxehtë’ parashikohet të jetë edhe e diela pasdite. Sfida kryesore do të luhet në Klinë, ku Dukagjini e pret Gjilanin. Klinasit synojnë rezultat pozitiv në garën për të t’i ikur zonës së barazhit, derisa Gjilani i Ismet Munishit akoma shpreson në garën për kreun e tabelës.
Interesant pritet të jetë edhe dueli në Skenderaj mes dy rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës, skuadra këto që synojnë t’i ikin sa më parë zonës së barazhit.
Superliga /Java e 30-të
Të shtunën takohen:
Drita-Malisheva
Ulpiana-Ballkani
Feronikeli-Llapi
Të dielën takohen:
Dukagjini-Gjilani
Prishtina-Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, përveç sfidës Dukagjini-Gjilani që nis në orën 13:30.