Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Klinë ku ndeshën Dukagjini e Gjilani. Edhe pse me ambicie të kundërta, Dukagjini lufton për ekzistencë e Gjilani për titull, kjo sfidë po pritet më kërshëri.
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar këmishëzinjtë e kësaj jave e ku ndeshja Dukagjini – Gjilani i është besuar Genc Nuzës.
Më poshtë gjeni orarin dhe delegimet e plota të gjyqtarëve të javës së 30-të.