Salah me deklaratë interesante: Rinovimi me Liverpoolin nuk lidhet me paratë, tifozët e dinë çfarë dua

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në “Anfield” dhe këmbëngul se kjo nuk ka të bëjë me paratë.

Sulmuesi është kthyer në legjendën e Liverpoolit, pasi ka shënuar 155 gola në 245 ndeshje të luajtura që prej vitit 2017 kur ai u transferua nga Roma.

Kjo performancë e shkëlqyer e tij e ka bërë të spikas në Premier League dhe Champions League e gjithashtu të cilësohet si një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Kontrata aktuale e 29-vjeçarit mbaron pas një viti dhe deri më tani duket se shpresat për të rinovuar janë thuajse zero.

Në një deklaratë për mediat sulmuesi ka theksuar se paratë nuk janë arsyeja që ai dëshiron të mos rinovojë me Liverpool. “Jam ende i paqartë, më ka mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës, mendoj se tifozët e dinë se çfarë unë dua dhe kjo nuk ka të bëjë fare me paratë.

Ende nuk di t’ju them saktësisht se çfarë vendimi do të marr, me ka mbetur edhe një vit për ta menduar”. Sulmuesi egjiptian shtoi se plani i tij ideal do të ishte të qëndronte në Liverpool dhe ai këmbëngul se nuk është në panik për të ardhmen e tij por ende nuk ka vendosur asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *