Fundjavë e nxehtë në futbollin kosovar, Dukagjini e Drenica skuadrat më të rrezikuara

Kanë mbetur edhe shtatë javë deri në mbyllje të edicionit të sivjetmë në futbollin kosovar, por ende shumë dilema kanë mbetur për t’u zgjidhur, shkruan Demokracia.com.

Sa i përket titullit të kampionit gjërat duken të qarta dhe se Ballkanin vetëm ndonjë mrekulli mund ta ndal drejt këtij objektivi. Megjithatë, dilema e mëdha është lufta e barazhit.

Garën për mbijetesë duket se e kanë humbur Feronikeli e Ulpiana derisa skuadrat që po duan t’i ikin barazhit janë Dukagjini, Drenica, Malisheva e Prishtina. Momentalisht pozicionin më të keq e ka Dukagjini, por nëse kjo skuadër në fundjavë arrin fitore ndaj Gjilanit në Klinë dhe në anën tjetër Drenica pëson humbje nga Prishtina në “Fadl Vokrri”, atëherë gjërat do të merrnin një kahja krejt tjetër dhe Drenica maksimalisht do ta rrezikonte barazhin.

Sigurisht e qetë nuk mund të jetë as Malisheva që do të jetë mysafire e Dritës në fundjavë, derisa Prishtina pavarësisht se është në pozitë të keqe, besohet shumë se me një fitore ndaj Drenicës do t’i qetësonte ujërat në kampin bardhekaltër.

Sido që të jetë ky vikend pritet t’i jap një pasqyrë më reale renditjes tabelore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *