Manchester City raportohet se është hedhur në sulm për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.
Reprezentuesi francez është i lidhur me kalimin në Real Madrid. Mirëpo, tashmë sipas medieve britanike, në garë është futur edhe klubi i madh anglez, Manchester City.
‘Qytetarët’ duket se janë afër marrëveshjes me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, megjithatë, skuadra angleze është duke menduar edhe për Mbappe-n.
Asi francez është një nga lojtarët më të kërkuar në planet, e ardhmja e të cilit akoma nuk është në dilemë.
PSG insiston ta mbajë në skuadër francezin, mirëpo, siç raportohet, lojtari preferon një aventure të re në futbollin evropian.
City dhe Real Madrid duket se do të bëjnë një garë të ashpër për transferimin e Mbappe-s.