Reali i Madridit ka arritur që të fitojë në transfertë me Osasunën në shifrat 1-3, por performanca a Karim Benzemas ishte për t’u harruar.
Sulmuesi i më në formë i “mbretërve” arriti të humbasë dy penallti sonte, në vetëm shtatë minuta lojë.
Më saktësisht, portieri i vendasve Sergio Herrera ka arritur t’i presë të dyja këto goditje.
Fillimisht në minutën e 52-të Herrera ka evituar golin nga 11 metërshi. Shtatë minuta më vonë një tentativë identike e francezit nga pika e bardhë, por Herrera ishte sërish vendimtar.
Francezi është lojtari i parë në historinë e Real Madridit që humbet dy penallti brenda të njëjtës ndeshje.
Karim Benzema po kalon formë jetësore me Los Blancos duke realizuar gola vendimtar si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve ku Real Madridi ndodhet në gjysmëfinale.