Arsenali fiton ndaj Chelseat në një ndeshje të zjarrtë

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 2:4 në udhëtim në ndeshjen e mbetur të javës së 25-të në Premierligë.

Spektakli nisi qysh në minutën e 13-të kur Nketiah kaloi mysafirët në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe Werner barazoi shifrat katër minuta më vonë.

“Topçinjtë” rikthyen epërsinë në minutën e 27-të nëpërmjet Emil Smith Rowe.

Por, edhe njëherë tjetër gëzimi i tyre zgjati pak, pasi pesë minuta më vonë Azpilicueta barazoi rezultatin.

Goli i fitores u shënua në minutën e 57-të të ndeshjes nga Nketiah.

Krejt në fund, Saka shënoi golin për 2:4 nga penalltia.

Me këtë fitore, Arsenali tani shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e pestë, aq sa ka edhe Tottenhami që gjendet në zonën e Champions Leagues.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet i treti me 62 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *