Driton Kuka jep lajmin e mirë për xhudon e Kosovës

Trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka ka bërë të ditur se Unioni Evropian i Xhudos e ka bërë pjesë të Bordit Ekzekutiv kryetarin e Federatës së Xhudos Agron Kukën.

Përveç se pjesë e Bordit Ekzekutiv, Agron Kuka do të jetë edhe drejtori sportiv në këtë union.

Këtë lajm, Driton Kuka e ka cilësuar si mirënjohje nga Federata Evropiane e Xhudos për medaljet e fituara nga ekipi i xhudos së Kosovës në vitet e fundit.

Kuka ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë sportin e xhudos në Kosovë, derisa ka shkruar se “atje votohet për arritje e jo ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *