Milani humb derbin me Interin me rezultatin 0:3 dhe përshëndet Kupën e Italisë.
Pas ndeshjes trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli për Mediaset, ku kritikoi ashpër gjyqtarin kryesor.
“Duam të fitonim, nuk e bëmë. Gjetëm një kundërshtar të fortë. Rezultati është i rëndë dhe i qartë, nuk mendoj se ka pasur kaq shumë diferencë në paraqitje, por Interi shënonte gjithmonë në kohën e duhur. Ne vazhduam të krijonim dhe të luani, rezultati 2-1 do të na kishte dhënë më shumë raste – pastaj u bë më e vështirë”, tha fillimisht ai.
Goli i anuluar? “Vetëm shikoni Handanovicin, ai as që proteston. Çfarë të flasim më tepër?”
“Nuk i humbëm mundësitë, por nuk ishte mbrëmja jonë. Sa keq sepse donim të arrinim me çdo kusht në finale”, përfundoi ai.