Xavi: E humbëm edhe një finale, tani duhet të luftojmë për t’u kualifikuar në Champions League

Skuadra e Barcelonës ka humbur ndaj Cadizit në “Camp Nou” me rezultatin minimal 0:1.

Cadiz fitoi në ballafaqimin e vleshëm për La Liga, falë golit të Lucas Perez pas 47 minutave lojë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka potencuar pas ndeshjes se skuadra e tij tani duhet të luftojë për t’u kualifikuar në Champions League.

“Ne kemi humbur një finale tani dhe kanë mbetur edhe shtatë ndeshje dhe ne duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Xavi për mediat spanjolle pas ndeshjes.

“Cadiz zhvilloi një lojë të shkëlqyer në mbrojtje. Kemi krijuar shanse të mjaftueshme për të marrë tre pikët, por nuk i kemi realizuar ato”.

“Ne duhet të jemi autokritikë, të analizojmë se çfarë po bëjmë gabim dhe të ndryshojmë dinamikën negative sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurisht që mungesa e lojtarëve si Pedri dhe Araújo është e dukshme, por kjo nuk është justifikim”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *