Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore me përmbysje. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti sonte fitoi ndaj Sevillas në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ka përfunduar me rezultatin 2:3.
Vendasit krijuan epërsi prej dy golave në pjesën e parë, por nuk ia dolën ta mbanin atë edhe në pjesën e dytë.
Ivan Rakitic (21’) dhe Eric Lamela (25’) shënuan për Sevillan, kurse Rodrygo (50’), Nacho Fernandez (83’) dhe Karim Benzema (90+2) shënuan golat e fitores për madrilenët.
Real Madridi tani ka 75 pikë në krye të tabelës, 15 më shumë se Barcelona e pozitës së dytë. Por, katalunasit kanë momentalisht dy ndeshje më pak.
Sevilla renditet e treta me 60 pikë gjithashtu.