Arsenali po shikon një lëvizje për të nënshkruar me lojtarin e Lille, Edon Zhegrovën në një marrëveshje që mund të kushtojë rreth 11 milionë funte këtë verë.
Kjo është sipas “The Sunday Mirror”, të cilët pretendojnë se Arsenali po kërkon të bëjë një lëvizje.
Thuhet se reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Zhegrova është gjithashtu në shënjestër të AC Milan, por Arsenali është i prirur për të siguruar nënshkrimin e tij.
Meqenëse Lille ka nevojë të shesë lojtarë këtë verë, besohet se Zhegrova mund të nënshkruhet për rreth 11 milionë funte plus bonuset nga “Topçinjtë”.
Ky është një çmim tërheqës për Arsenalin, pasi ata mund ta shohin Zhegrovën si një opsion të volitshëm pas anësorëve të tyre yje.
Raporti thekson se Zhegrova është cilësuar si ‘Lionel Messi i Ballkanit’ në Kosovë, që është një pretendim mjaft i guximshëm.
Zhegrova ka shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në 23 ndeshje këtë sezon, që është një rekord mbresëlënës.
23-vjeçari ka luajtur kryesisht në krahun e djathtë, duke u shkaktuar shumë probleme kundërshtarëve në Ligue 1.