Manchester United ka ende shprese te Champions pasi Cristiano Ronaldo u kthye fort me tregolësh në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj Norwichit të Milot Rashicës. Portugezi rezultoi heroi i “Djajve të Kuq”, që me këtë trepikësh rritin maksimalisht shanset për vendin e katërt, duke përfituar nga humbjet që pësuan Tottenhami dhe Arsenali.
Cr7 e tundi rrjetën që në minutën e shtatë, i shërbyer nga i riu Elanga, por nuk u ndal me kaq, teksa në të 32-tën realizoi të dytin personal, pas bashkëpunimit me Telles. Në kohën shtesë të pjesës së parë miqtë ngushtuan në 2-1 me Dowell, i asistuar nga Pukki, dhe shtatë minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë Dowell i ktheu “borxhin” sulmuesit finlandez, duke e shërbyer për golin e barazimit, 2-2.
Mirëpo nuk ishte e thënë që Norwichi të merrte pikë në “Old Trafford”. Në minutën e 76-të, Cristiano Ronaldo pushtoi skenën me golin e 3-2, duke qenë vendimtar në këtë fitore shumë të rëndësishme të “Djajve të Kuq”.
Por, dy episode duhet te nenvizohen ne kete ndeshje dhe te dyja kane te bejen me Pogba. Ne fillim mesfushori ankohet keq me shokun e ekipit, kapitenin Maguire qe ne kercim ne kendore e godet me kembet e tij ne koke, duke kerkuar me pas nderhyrjen e mjekut per francezin.
Maguire keeps fighting his team mates instead of his opponents ?Na Pogba get to collect today lmao ? Pogba wan cr*ze?? pic.twitter.com/XYMm8NpyAU
— Anastasia,Chelsea addict⭕ (@SportyStacey7) April 16, 2022
Me pas, ne fund te ndeshjes, teksa dilte nga Old Trafford mes vershellimave te publikut, Pogba ka vendosur gishtin te veshi si per te thene nuk ju degjoj dhe sdua t’iu degjoj… E gjitha kjo eshte shoqeruar nga nje acarim edhe me i madh.
Pogba walking off the pitch! pic.twitter.com/BXu51MuGjo
— Nav (@NavMUFC) April 16, 2022