Pas lajmit bombastik të lëshuar nga media spanjolle të enjten, dje kanë vazhduar konfirmimet.
Luka Modriç është një objektiv serioz për Juven në merkaton e kësaj vere, me “Zonjën e Vjetër” e cila ka gati 7 milionë euro neto në sezon për fantazistin, për të paktën dy vite.
Kroati është në skadencë kontrate me Realin, i cili është gati që t’i ofrojë një tjetër vit në Madrid, por me ulje page nga 11 milionët neto aktualë.
Ky fakt e bën Juventusin të shpresojë realisht deri në fund, ndërkohë që nga Katari konfirmojnë se oferta është 18 milionë euro për një vit e gjysmë.