Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes me shifrat 2-3 nga Chelsea në ndeshjen e dytë.
Deri kah fundi i ndeshjes, asgjë nuk po ecte mirë me spanjollët, kurse Ancelotti vendosi për zëvendësimin e Kroos me Camavingan.
Kroos ishte i tërbuar që duhej të dilte sepse luajti mirë, ndaj i hodhi disa fjali Ancelottit dhe sigurisht mediat spanjolle arritën të zbulonin se çfarë i tha trajnerit të tij.
“Puta madre. Po luaja shumë mirë, çfarë po bën?”, ishin fjalët e Kroos.
Krejt në fund, Real Madridi arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Manchester Cityn.