Java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll mund të cilësohet si njëra nga javët që mund t’i jap një pasqyrë reale sesi mund të duket fundi i kësaj gare.
Ballkani ka një sfidë shumë të rëndësishme ku ndeshet me Prishtinën dhe një fitore e mundshme e suharekasve do ta shuante pothuaj çdo dilemë sa i përket titull.
Në anën tjetër joshëse është edhe ndeshja Llapi – Drita, ku skuadra llapjane synon fitore me qëllim që ta blindojë vendin e katërt dhe në këtë mënyrë të sigurt ta ketë Evropën.
Në anën tjetër luftë interesante po bëhet edhe për mbijetesë dhe ikjes së barazhit. Vëmendja do të jetë në Skenderaj ku ndeshën Drenica e Dukagjini.
Nëse Drenica shënon fitore atëherë sipas të gjitha gjasave Dukagjini do të jetë në barazh, ndryshe nëse Dukagjini triumfon atëherë gara do të nxehet shumë.