Chelseat i takon drama në Bernabeu, Real Madridit “bileta” e gjysmëfinales në Champions

Real Madridi përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit nga Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, vetëm pas vazhdimeve.

“Mbretërit” pësuan 2:3 nga “Blutë” e Londrës në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Skuadra mbretërore “biletën” për kalim tutje e siguroi vetëm në vazhdime, ngase koha e rregullt u mbyll 1:3, rezultat me të cilin kishte përfunduar ndeshja edhe në Londër në takimin e parë.

Serinë e golave e hapi Mason Mount në minutën e 15-të, për ta dyfishuar më pas Rudiger në minutën e 51-të.

15 minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi gjerman, Timo Ëerner shënoi golin e tretë për Chelsean.

Megjithatë, Real Madridi u rikthyer në lojë dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt kur Rodrygo me një gol i dërgoi skuadrat në vazhdime.

Gjashtë minuta pasi nisi pjesa e parë në vazhdime u shfaq në skenë top sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema që shënoi golin e dytë për Real Madridin, gol ky që edhe i siguroi Los Blancos kalimin në fazën tjetër.

13 herë kampionët e Evropës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e takimit Atletico Madrid – Manchester City që luhet të mërkurën mbrëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *